Av. Ndre Molla · Av. Arnold Molla

Zyra e Avokatisë Molla

Këshillim juridik, hartim dokumentesh dhe përfaqësim në gjykatë për çështje civile, familjare, penale, administrative dhe tregtare.

  • Mbi 30 vite përvojë
  • Ish-gjyqtar

Fushat e praktikës

Nëntë fusha ku ju ofrojmë këshillim dhe përfaqësim

Zgjidhni fushën që ju intereson dhe na kontaktoni për një konsultë.

Çështje Civile

Zyra e Avokatisë MOLLA

Mbrojtja e pronës, pasurisë dhe të drejtave tuaja civile.

Ofrojmë këshillim juridik, përgatitje dokumentacioni, hartim padish dhe përfaqësim në gjykatë për zgjidhjen e konflikteve civile.

Shërbimet tona

Klikoni mbi një shërbim për ta hapur.

Probleme me pronësinë e tokës dhe shtëpisë

Njohja e pronësisë, konflikte për tokën dhe banesën, prona të paregjistruara, kundërshtim pronësie dhe kthim i pronës së zënë nga persona të tjerë.

Fitimi i pronësisë me parashkrim fitues

Keni një tokë apo shtëpi që e posedoni prej shumë vitesh, por nuk është në emrin tuaj? Shqyrtojmë mundësinë e njohjes së pronësisë në gjykatë, sipas kushteve ligjore.

Trashëgimi dhe konflikte ndërmjet trashëgimtarëve

Mosmarrëveshje për pasurinë e trashëguar, testamentet, pjesët e trashëgimisë dhe mbrojtjen e të drejtave të trashëgimtarëve.

Ndarja dhe pjesëtimi i pasurisë

Ndarja e tokave, banesave dhe pasurive të përbashkëta kur bashkëpronarët nuk arrijnë marrëveshje.

Konflikte për kufijtë dhe sipërfaqet e pronës

Mosmarrëveshje me fqinjët për kufijtë, mbivendosje pronash, sipërfaqe të zëna dhe kundërshtime të dokumenteve të pronësisë.

Kontrata dhe marrëveshje civile

Hartim, shqyrtim dhe kundërshtim kontratash shitblerjeje, qiraje, huaje, dhurimi dhe marrëveshjesh të tjera.

Borxhe dhe detyrime të papaguara

Kërkesa për kthimin e parave të dhëna hua, pagesa të papërmbushura, detyrime kontraktore dhe ndjekje gjyqësore për arkëtimin e shumave.

Konflikte qiraje dhe lirimi i pronës

Mosmarrëveshje ndërmjet pronarëve dhe qiramarrësve, qira të papaguara, zgjidhje kontratash dhe kërkesa për lirimin e banesave ose ambienteve.

Padi civile, ankime dhe rekurse

Hartim kërkesë-padish, kundërshtim vendimesh gjyqësore, ankime në Apel, rekurse në Gjykatën e Lartë dhe përfaqësim gjatë procesit gjyqësor.

Ekzekutimi i vendimeve gjyqësore

Asistencë për zbatimin e vendimeve gjyqësore, ndjekjen e procedurave përmbarimore dhe kundërshtimin e veprimeve të përmbaruesit.

Çështje Familjare

Zyra e Avokatisë MOLLA

Mbrojtja e familjes, e fëmijëve dhe e të drejtave tuaja familjare.

Ofrojmë këshillim juridik dhe përfaqësim në gjykatë për zgjidhjen e konflikteve familjare, duke mbrojtur interesat e bashkëshortëve, prindërve dhe fëmijëve.

Shërbimet tona

Klikoni mbi një shërbim për ta hapur.

Zgjidhja e martesës (Divorci)

Përfaqësim në procedurat e divorcit, me marrëveshje ose pa marrëveshje ndërmjet bashkëshortëve, përfshirë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për fëmijët dhe detyrimet familjare.

Kujdestaria dhe përgjegjësia prindërore për fëmijët

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve për vendbanimin e fëmijëve, ushtrimin e përgjegjësisë prindërore dhe kujdesin ndaj tyre pas ndarjes së prindërve.

E drejta e takimit me fëmijët

Caktimi, ndryshimi dhe zbatimi i takimeve me fëmijët kur prindërit jetojnë të ndarë ose njëri prind pengon marrëdhënien e fëmijës me prindin tjetër.

Detyrimi ushqimor për fëmijët

Caktimi, rritja, ulja dhe kërkimi i pagesave të papaguara të detyrimit ushqimor për fëmijët, sipas kushteve të parashikuara nga ligji.

Ndarja e pasurisë bashkëshortore

Ndarja e banesës, tokës, kursimeve dhe pasurive të tjera të krijuara gjatë martesës, kur bashkëshortët nuk arrijnë marrëveshje.

Njohja dhe kundërshtimi i atësisë

Procedura gjyqësore për përcaktimin, njohjen ose kundërshtimin e atësisë, përfshirë kërkesat për kryerjen e ekspertizës biologjike (ADN).

Urdhra mbrojtjeje nga dhuna në familje

Asistencë ligjore për kërkimin e urdhrave të mbrojtjes, përfaqësimin e viktimave dhe kundërshtimin e kërkesave të pabazuara, duke respektuar të drejtat e palëve.

Ndryshimi dhe korrigjimi i të dhënave të gjendjes civile

Procedura për korrigjimin e pasaktësive në aktet e lindjes, martesës dhe dokumentet e gjendjes civile, si dhe ndryshimin e emrit ose mbiemrit në rastet e lejuara nga ligji.

Birësimi dhe kujdestaria ligjore

Këshillim dhe përfaqësim në procedurat e birësimit, caktimit të kujdestarisë dhe mbrojtjes ligjore të të miturve, sipas kushteve ligjore.

Njohja e divorceve dhe vendimeve familjare të huaja

Njohja në Shqipëri e vendimeve të huaja për divorc, përgjegjësi prindërore dhe çështje të tjera familjare, kur kërkohet procedurë gjyqësore.

Ankime dhe përfaqësim në gjykatë

Hartim padish, kërkesash, ankimimesh dhe rekursesh, si dhe përfaqësim në proceset gjyqësore që lidhen me marrëdhëniet familjare.

Çështje Penale

Zyra e Avokatisë MOLLA

Mbrojtja e të drejtave dhe lirive tuaja në çdo fazë të procedimit penal.

Jeni arrestuar, jeni thirrur në polici apo prokurori, ose ndaj jush ka filluar një procedim penal? Keni një familjar në burg apo dëshironi të kundërshtoni një vendim gjyqësor?

Zyra e Avokatisë MOLLA ofron asistencë ligjore, hartim kërkesash, ankimimesh dhe përfaqësim në çështje penale, nga faza e hetimit deri në përfundimin e gjykimit dhe ekzekutimin e dënimit.

Shërbimet tona

Klikoni mbi një shërbim për ta hapur.

Mbrojtje në polici dhe prokurori

Asistencë ligjore për personat e shoqëruar, të ndaluar, të arrestuar ose të thirrur për t'u pyetur në lidhje me një vepër penale. Mbrojtje gjatë marrjes në pyetje dhe veprimeve hetimore.

Arrest në burg, arrest në shtëpi dhe masa sigurimi

Kërkesa për lirimin nga paraburgimi, revokimin, zëvendësimin ose shuarjen e masave të sigurimit, si dhe kundërshtimin e vendimeve që kufizojnë lirinë personale.

Mbrojtje në gjykimet penale

Përfaqësim dhe mbrojtje për personat e akuzuar për vepra penale, shqyrtim të provave, kundërshtim të akuzave dhe paraqitje të kërkesave përkatëse gjatë gjykimit.

Gjykim i shkurtuar dhe procedura të posaçme

Këshillim dhe mbrojtje për zgjedhjen e procedurës së përshtatshme të gjykimit, përfshirë gjykimin e shkurtuar dhe gjykimin me marrëveshje, kur plotësohen kushtet ligjore.

Ankime dhe rekurse kundër vendimeve penale

Hartim ankimimesh në Gjykatën e Apelit dhe rekursesh në Gjykatën e Lartë, për kundërshtimin e vendimeve penale dhe mbrojtjen e të drejtave të personit të dënuar ose të akuzuar.

Rishikimi i vendimeve penale të formës së prerë

Shqyrtim i mundësive ligjore për rishikimin e vendimeve penale, përfshirë rastet e parashikuara nga ligji kur zbulohen prova ose rrethana që mund të ndikojnë në vendimin e dhënë.

Lirim me kusht dhe alternativa të dënimit me burgim

Kërkesa për lirim me kusht, pezullim të ekzekutimit të dënimit me burgim dhe zbatimin e alternativave të tjera të parashikuara nga ligji.

Llogaritja dhe ekzekutimi i dënimeve penale

Verifikimi i kohës së vuajtur të dënimit, llogaritja e paraburgimit, bashkimi i dënimeve dhe kundërshtimi i parregullsive në ekzekutimin e vendimeve penale.

Amnistia penale dhe përfitimet ligjore për të dënuarit

Shqyrtimi i kushteve për përfitimin nga amnistia penale, përgatitja e kërkesave përkatëse dhe përfaqësimi në procedurat që lidhen me zbatimin e saj.

Shtyrja ose pezullimi i ekzekutimit të dënimit

Kërkesa për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit me burgim në rastet e parashikuara nga ligji, përfshirë rrethana të caktuara shëndetësore dhe familjare.

Mbrojtja dhe përfaqësimi i viktimave të veprave penale

Përfaqësim i personave të dëmtuar nga veprat penale, përgatitje kallëzimesh, ndjekje e procedimeve dhe kërkesa për dëmshpërblim sipas ligjit.

Kallëzime penale dhe kundërshtim i vendimeve të prokurorisë

Përgatitje kallëzimesh penale, kundërshtim i vendimeve për mosfillimin ose pushimin e procedimeve dhe kërkesa për kryerjen e veprimeve hetimore.

Ekstradime, transferime dhe njohje të vendimeve penale të huaja

Asistencë dhe përfaqësim në procedurat e ekstradimit, transferimit të personave të dënuar dhe njohjes ose ekzekutimit në Shqipëri të vendimeve penale të huaja.

Mbrojtja e të drejtave të personave në paraburgim dhe burg

Kërkesa dhe ankime për respektimin e të drejtave të personave të privuar nga liria, përfshirë çështje të trajtimit shëndetësor, kushteve të mbajtjes dhe vendimeve të administratës penitenciare.

Çështje Administrative

Zyra e Avokatisë MOLLA

Mbrojtja e të drejtave tuaja përballë institucioneve shtetërore dhe administratës publike.

Keni probleme me Kadastrën, Bashkinë, pensionin, vendin e punës apo një gjobë administrative? Një institucion ju refuzon kërkesën, nuk ju kthen përgjigje ose merr një vendim që cenon interesat tuaja?

Zyra e Avokatisë MOLLA ofron këshillim juridik, përgatitje kërkesash dhe ankimimesh administrative, hartim padish dhe përfaqësim në gjykatë për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe bizneseve.

Shërbimet tona

Klikoni mbi një shërbim për ta hapur.

Probleme me Kadastrën (ASHK)

Asistencë ligjore për regjistrimin e pronave, pajisjen me certifikata pronësie, korrigjimin e të dhënave kadastrale, kundërshtimin e refuzimeve dhe zgjidhjen e problemeve me dokumentacionin e pronës.

Legalizime dhe leje ndërtimi

Ndjekja e procedurave të legalizimit, kundërshtimi i refuzimeve administrative, çështje të lejeve të ndërtimit dhe mosmarrëveshje me institucionet përgjegjëse.

Konflikte me Bashkinë dhe institucionet publike

Kundërshtimi i vendimeve të bashkive dhe institucioneve shtetërore, përfshirë çështje të përdorimit të pronës, lejeve, tarifave dhe veprimeve administrative që cenojnë të drejtat e qytetarëve.

Kundërshtimi i gjobave administrative

Ankime dhe padi për kundërshtimin e gjobave të vendosura nga inspektorate, bashki dhe institucione të tjera, kur ekzistojnë shkaqe ligjore për anulimin ose ndryshimin e tyre.

Largime nga puna dhe konflikte me punëdhënësin publik

Përfaqësim në mosmarrëveshjet që lidhen me marrëdhëniet e punës ose të shërbimit publik, largimet e paligjshme, pagat, shtesat dhe kompensimet, sipas juridiksionit përkatës.

Kërkesa për informacion dhe dokumente zyrtare

Përgatitje kërkesash për informacion, ankime për mosdhënie përgjigjeje, vonesa ose refuzime të institucioneve për të vënë në dispozicion dokumentacionin e kërkuar.

Kundërshtimi i vendimeve dhe mosveprimeve administrative

Ankime dhe padi kundër refuzimeve, vendimeve të paligjshme ose mosveprimeve të administratës, përfshirë kërkesat për detyrimin e institucionit të shqyrtojë apo përmbushë detyrimet ligjore.

Tatime, taksa dhe detyrime ndaj shtetit

Asistencë për kundërshtimin e detyrimeve tatimore, gjobave, vlerësimeve administrative dhe vendimeve që ndikojnë në veprimtarinë e bizneseve.

Inspektorate, prishje ndërtimesh dhe masa administrative

Kundërshtimi i vendimeve të inspektorateve, urdhrave të prishjes, pezullimit të punimeve dhe masave të tjera administrative, si dhe kërkesa për pezullimin e zbatimit të tyre kur lejohet nga ligji.

Licenca, autorizime dhe leje për bizneset

Asistencë në procedurat e pajisjes me licenca dhe autorizime, kundërshtimin e refuzimeve, pezullimeve ose heqjes së tyre nga autoritetet publike.

Padi në Gjykatën Administrative

Hartim kërkesë-padish, kërkesa për sigurimin e padisë, përfaqësim në proceset administrative, ankime dhe rekurse kundër vendimeve gjyqësore.

Çështje Tregtare

Zyra e Avokatisë MOLLA

Asistencë dhe mbrojtje ligjore për bizneset, shoqëritë tregtare dhe sipërmarrësit.

Keni një biznes dhe përballeni me kontrata të papërmbushura, klientë që nuk paguajnë, konflikte me ortakët apo mosmarrëveshje me partnerët tregtarë?

Zyra e Avokatisë MOLLA ofron këshillim juridik, hartim kontratash, përgatitje dokumentacioni dhe përfaqësim në gjykatë për mbrojtjen e interesave të bizneseve dhe sipërmarrësve.

Shërbimet tona

Klikoni mbi një shërbim për ta hapur.

Hartimi dhe shqyrtimi i kontratave tregtare

Përgatitje dhe kontroll ligjor i kontratave të bashkëpunimit, furnizimit, shitblerjes, shërbimeve, qirasë së ambienteve tregtare dhe marrëveshjeve të tjera ndërmjet bizneseve.

Borxhe dhe fatura të papaguara

Ndjekja ligjore e detyrimeve të papaguara nga klientët ose bizneset e tjera, kërkesa për pagesë, padi gjyqësore dhe procedura për arkëtimin e shumave që i detyrohen biznesit.

Konflikte ndërmjet ortakëve

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve për administrimin e shoqërisë, ndarjen e fitimeve, të drejtat e ortakëve, vendimmarrjen dhe përgjegjësitë brenda biznesit.

Hapja, ndryshimi dhe mbyllja e bizneseve

Asistencë për regjistrimin e subjekteve tregtare, ndryshimet në të dhënat e shoqërisë, kalimin e kuotave, ndryshimin e administratorit dhe procedurat e mbylljes ose likuidimit të biznesit.

Mosrespektimi i marrëveshjeve tregtare

Përfaqësim në rastet kur një partner tregtar nuk dorëzon mallrat, nuk kryen shërbimin e marrëveshur, vonon pagesat ose shkel detyrimet e kontratës.

Konflikte për qiratë e ambienteve të biznesit

Hartim dhe kundërshtim kontratash qiraje, mosmarrëveshje për pagesat, zgjidhjen e kontratave dhe lirimin e ambienteve tregtare.

Marrëdhëniet e punës në biznes

Hartim kontratash pune, këshillim për të drejtat dhe detyrimet e punëdhënësit, procedura të ndërprerjes së marrëdhënieve të punës dhe përfaqësim në konfliktet me punonjësit.

Konflikte me Tatimet dhe institucionet shtetërore

Asistencë për kundërshtimin e gjobave, detyrimeve tatimore, vendimeve të inspektorateve dhe masave administrative që ndikojnë në veprimtarinë e biznesit.

Detyrime financiare dhe vështirësi të biznesit

Këshillim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me kreditorët, marrëveshje për shlyerjen e detyrimeve, ristrukturim kontraktor dhe procedura të falimentimit kur plotësohen kushtet ligjore.

Negociata dhe zgjidhje jashtëgjyqësore të konflikteve

Përfaqësim në negociata me klientë, furnitorë dhe partnerë tregtarë për arritjen e marrëveshjeve dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve pa qenë gjithmonë e nevojshme ndjekja e një procesi gjyqësor.

Padi dhe përfaqësim në mosmarrëveshjet tregtare

Hartim kërkesë-padish, kërkesa për sigurimin e padisë, përfaqësim në gjykatë, ankime dhe rekurse në konfliktet që lidhen me veprimtarinë tregtare.

Këshillim juridik i vazhdueshëm për bizneset

Mbështetje ligjore për veprimtarinë e përditshme të biznesit, shqyrtim dokumentesh, përgatitje marrëveshjesh dhe këshillim për parandalimin e konflikteve ligjore.

Dëmshpërblime

Zyra e Avokatisë MOLLA

Mbrojtja e të drejtës suaj për kompensimin e dëmeve të pësuara.

Keni pësuar një aksident rrugor, jeni dëmtuar në punë, jeni larguar padrejtësisht nga puna apo keni pësuar dëme nga veprimet e një personi ose institucioni?

Nëse keni pësuar një dëm, ligji mund t'ju njohë të drejtën për të kërkuar kompensim financiar.

Zyra e Avokatisë MOLLA ofron këshillim juridik, vlerësim të mundësive për dëmshpërblim, përgatitje kërkesash dhe përfaqësim përpara shoqërive të sigurimit, institucioneve dhe gjykatave.

Shërbimet tona

Klikoni mbi një shërbim për ta hapur.

Dëmshpërblime nga aksidentet rrugore

Kërkesa për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga aksidentet automobilistike, përfshirë dëmtimet trupore, shpenzimet mjekësore, humbjen e të ardhurave dhe dëmet materiale.

Dëmshpërblime nga kompanitë e sigurimit

Asistencë për përfitimin e kompensimit nga siguracioni i automjetit, kundërshtimin e refuzimeve, vonesave ose shumave të pamjaftueshme të ofruara nga shoqëritë e sigurimit.

Dëmshpërblime për dëmtime të shëndetit

Kërkesa për kompensim në rastet e dëmtimeve fizike, paaftësisë së përkohshme ose të përhershme për punë dhe pasojave shëndetësore të shkaktuara nga veprimet e paligjshme ose të pakujdesshme të personave të tjerë.

Dëmshpërblime nga aksidentet në punë

Mbrojtje ligjore për punonjësit e dëmtuar gjatë ushtrimit të detyrës, përfshirë kërkesat për kompensimin e dëmeve shëndetësore, humbjes së aftësisë për punë dhe pasojave ekonomike.

Dëmshpërblime për largim të padrejtë nga puna

Kërkesa për kompensim në rastet e zgjidhjes së paligjshme të kontratës së punës, mosrespektimit të afateve të njoftimit dhe shkeljeve të tjera të të drejtave të punëmarrësit.

Dëmshpërblime për burgim të padrejtë

Asistencë për personat që kanë qenë të arrestuar, paraburgosur ose dënuar padrejtësisht, në rastet kur ligji parashikon të drejtën e kompensimit për privimin e lirisë.

Dëmshpërblime nga institucionet shtetërore

Kërkesa për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga veprime ose mosveprime të paligjshme të institucioneve dhe organeve të administratës publike, sipas kushteve ligjore.

Dëmshpërblime për dëmtimin e pronës dhe pasurisë

Kërkesa për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në banesa, automjete, toka, ambiente biznesi dhe pasuri të tjera nga veprimet e personave të tretë.

Dëmshpërblime për dëme morale dhe psikologjike

Shqyrtimi i kërkesave për kompensimin e vuajtjeve, cenimit të dinjitetit, reputacionit dhe pasojave të tjera jopasurore, në rastet kur ato janë të kompensueshme sipas ligjit.

Dëmshpërblime për humbjen e jetës së familjarit

Përfaqësim i familjarëve që kërkojnë kompensim për dëmet pasurore dhe jopasurore të shkaktuara nga humbja e jetës së një personi në aksidente ose ngjarje të tjera, sipas ligjit.

Dëmshpërblime për mosrespektim kontratash

Kërkesa për kompensimin e dëmeve ekonomike të shkaktuara nga mospërmbushja ose përmbushja e parregullt e kontratave dhe marrëveshjeve civile apo tregtare.

Padi dhe përfaqësim gjyqësor për dëmshpërblim

Përgatitje kërkesash për kompensim, negociata për zgjidhje me marrëveshje, hartim padish, kërkesa për ekspertim dhe përfaqësim në gjykatë për përfitimin e dëmshpërblimit që ju takon sipas ligjit.

Ekspulse dhe Emigracion

Zyra e Avokatisë MOLLA

Asistencë ligjore për shqiptarët që jetojnë, punojnë ose kanë probleme me autoritetet e emigracionit jashtë vendit.

Ju kanë dëbuar nga Italia apo një shtet tjetër europian? Keni marrë një vendim ekspulsi, ju është ndaluar hyrja në zonën Schengen apo dëshironi të riktheheni ligjërisht pranë familjes suaj?

Zyra e Avokatisë MOLLA ofron këshillim juridik, shqyrtim dokumentacioni, përgatitje kërkesash dhe koordinim me profesionistë të autorizuar në shtetet përkatëse për zgjidhjen e çështjeve që lidhen me ekspulsin, ndalimin e hyrjes dhe emigracionin.

Shërbimet tona

Klikoni mbi një shërbim për ta hapur.

Heqja e ekspulsit nga Italia

Shqyrtimi i vendimeve të dëbimit nga Italia dhe vlerësimi i mundësive ligjore për revokimin, anulimin ose përfundimin e efekteve të tyre, sipas rrethanave dhe legjislacionit italian.

Heqja e ndalimit të hyrjes në zonën Schengen

Asistencë për personat që kanë ndalim hyrjeje në Itali ose shtete të tjera të zonës Schengen, përfshirë shqyrtimin e afateve, arsyeve dhe procedurave të mundshme për heqjen ose shkurtimin e ndalimit.

Probleme me sinjalizimet në sistemin SIS

Këshillim për personat që rezultojnë me sinjalizim në Sistemin e Informacionit Schengen (SIS), përfshirë kërkesat për akses, korrigjim ose fshirje të të dhënave kur ekzistojnë kushtet ligjore.

Refuzimi ose revokimi i lejes së qëndrimit

Shqyrtimi i vendimeve për refuzimin, mosrinovimin ose revokimin e lejeve të qëndrimit dhe orientimi për procedurat ligjore të kundërshtimit pranë autoriteteve kompetente.

Ekspulsi dhe bashkimi familjar

Shqyrtimi i mundësive ligjore për personat që kanë bashkëshortin, fëmijët ose familjarë të tjerë jashtë vendit dhe përballen me ndalim hyrjeje apo pengesa për bashkim familjar.

Refuzimi i hyrjes në kufi

Asistencë për personat të cilëve u është refuzuar hyrja në një shtet europian, për verifikimin e arsyeve të refuzimit dhe mundësive ligjore të kundërshtimit.

Kundërshtimi i vendimeve të dëbimit

Shqyrtimi i vendimeve të ekspulsit dhe përgatitja e dokumentacionit për ankime ose kërkesa pranë autoriteteve kompetente, duke respektuar afatet dhe procedurat e shtetit përkatës.

Prokura dhe dokumentacion për shqiptarët jashtë vendit

Hartim prokurash të posaçme, kërkesash, deklaratash dhe dokumentesh ligjore për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe kanë nevojë të kryejnë procedura në Shqipëri.

Çështje ligjore ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë

Asistencë për sigurimin e dokumenteve shqiptare, verifikimin e vendimeve, përgatitjen e kërkesave dhe koordinimin e procedurave ligjore që lidhen me autoritetet e të dy shteteve.

Këshillim ligjor për rikthimin e rregullt jashtë vendit

Shqyrtimi i situatës ligjore të personave që janë kthyer në Shqipëri pas dëbimit ose largimit vullnetar dhe dëshirojnë të kuptojnë kushtet për hyrjen e ligjshme në shtetin e destinacionit.

Emigracioni dhe Lejet e Qëndrimit

Zyra e Avokatisë MOLLA

Asistencë ligjore për shqiptarët që dëshirojnë të jetojnë, punojnë ose bashkohen me familjarët e tyre jashtë vendit.

Dëshironi të pajiseni me leje qëndrimi në Itali apo në një shtet tjetër europian? Ju ka skaduar leja e qëndrimit, ju është refuzuar rinovimi apo keni probleme me dokumentacionin e emigracionit?

Zyra e Avokatisë MOLLA ofron këshillim juridik, shqyrtim dokumentacioni, përgatitje kërkesash dhe koordinim me profesionistë të autorizuar jashtë vendit për procedurat që lidhen me emigracionin, lejet e qëndrimit, bashkimin familjar dhe mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve.

Shërbimet tona

Klikoni mbi një shërbim për ta hapur.

Aplikimi për leje qëndrimi

Asistencë për përgatitjen e dokumentacionit dhe orientimin në procedurat e pajisjes me leje qëndrimi për punë, familje, studime dhe qëllime të tjera të parashikuara nga ligji.

Rinovimi i lejes së qëndrimit

Asistencë për personat të cilëve po u përfundon ose u ka përfunduar afati i lejes së qëndrimit, për verifikimin e kushteve, afateve dhe dokumenteve të nevojshme për rinovim.

Refuzimi ose heqja e lejes së qëndrimit

Shqyrtimi i vendimeve për refuzimin, mosrinovimin ose revokimin e lejes së qëndrimit, si dhe vlerësimi i mundësive ligjore për kundërshtimin e tyre.

Bashkimi familjar jashtë vendit

Asistencë për procedurat e bashkimit familjar me bashkëshortin, fëmijët ose familjarë të tjerë që jetojnë jashtë vendit, përfshirë përgatitjen dhe verifikimin e dokumentacionit.

Leje pune dhe emigracion për punësim

Këshillim për dokumentacionin e nevojshëm për punësim të ligjshëm jashtë vendit, kontratat e punës dhe procedurat përkatëse të lejes së punës ose qëndrimit.

Leje qëndrimi afatgjatë

Shqyrtimi i kushteve dhe përgatitja e dokumentacionit për përfitimin e statusit të qëndrimit afatgjatë, sipas legjislacionit të shtetit përkatës.

Shtetësia italiane dhe shtetësitë e huaja

Këshillim dhe asistencë dokumentare për procedurat e fitimit të shtetësisë përmes qëndrimit, martesës, prejardhjes ose mënyrave të tjera të njohura nga ligji i shtetit përkatës.

Refuzimi i vizave dhe probleme me hyrjen jashtë vendit

Shqyrtimi i vendimeve për refuzimin e vizës, problemeve me dokumentacionin e udhëtimit dhe mundësive ligjore të ankimit pranë autoriteteve kompetente.

Dokumente shqiptare për përdorim jashtë vendit

Asistencë për sigurimin e certifikatave, dokumenteve të gjendjes civile, vendimeve gjyqësore, prokurave dhe dokumentacionit që kërkohet nga autoritetet e huaja.

Ankime dhe mbrojtje ligjore në çështjet e emigracionit

Shqyrtimi i vendimeve të autoriteteve të emigracionit, përgatitja e dokumentacionit për kundërshtimin e tyre dhe koordinimi me avokatë të autorizuar në shtetin përkatës.

Pensione dhe Sigurime Shoqërore

Zyra e Avokatisë MOLLA

Mbrojtja e të drejtës suaj për pension dhe përfitime nga sigurimet shoqërore.

Nuk ju njihen vitet e punës? Ju është caktuar një pension më i ulët nga sa mendoni se ju takon? Instituti i Sigurimeve Shoqërore ju ka refuzuar pensionin apo nuk ju ka përfshirë periudha të caktuara të punës?

Zyra e Avokatisë MOLLA ofron këshillim juridik, shqyrtim dokumentacioni, përgatitje kërkesash dhe ankimimesh, si dhe përfaqësim në gjykatë për mbrojtjen e të drejtave që lidhen me pensionet dhe sigurimet shoqërore.

Shërbimet tona

Klikoni mbi një shërbim për ta hapur.

Njohja e viteve të punës për pension

Asistencë për personat të cilëve nuk u njihen vitet e punës, përfshirë periudhat e punësimit të padokumentuara plotësisht, mungesat në regjistrat e sigurimeve dhe kërkesat për njohjen gjyqësore të periudhave të punës, kur lejohet nga ligji.

Rillogaritja e pensionit

Shqyrtimi i vendimeve për caktimin e pensionit dhe kërkesat për rillogaritjen e tij në rastet kur nuk janë përfshirë saktë vitet e sigurimit, pagat ose elemente të tjera që ndikojnë në masën e pensionit.

Kundërshtimi i refuzimit të pensionit

Ankime administrative dhe padi gjyqësore kundër vendimeve që refuzojnë caktimin e pensionit ose njohjen e të drejtave që rrjedhin nga sigurimet shoqërore.

Pensionet e minatorëve dhe profesionet e vështira

Asistencë për njohjen e periudhave të punës në miniera, përfitimin e pensioneve sipas legjislacionit të posaçëm dhe kundërshtimin e llogaritjeve të pasakta të pensionit.

Vjetërsi pune para vitit 1994

Asistencë për sigurimin dhe verifikimin e dokumenteve të punësimit në ish-ndërmarrje shtetërore, kooperativa bujqësore dhe institucione të mëparshme, për njohjen e periudhave që ndikojnë në pension.

Njohja e pagave dhe kontributeve të sigurimeve

Kërkesa për verifikimin e pagave, kontributeve dhe periudhave të sigurimit që nuk rezultojnë të regjistruara saktë në dokumentacionin e institucioneve.

Pension invaliditeti dhe përfitime për paaftësi për punë

Asistencë për kërkesat dhe kundërshtimet që lidhen me pensionin e invaliditetit, vlerësimin e aftësisë për punë dhe përfitimet përkatëse nga sigurimet shoqërore.

Pension familjar

Asistencë për përfitimin e pensionit familjar pas humbjes së një familjari, verifikimin e kushteve ligjore dhe kundërshtimin e refuzimeve ose llogaritjeve të pasakta.

Pensione për shqiptarët që kanë punuar jashtë vendit

Asistencë për dokumentacionin dhe procedurat e njohjes ose bashkërendimit të periudhave të sigurimit në Shqipëri dhe jashtë vendit, në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare të zbatueshme.

Diferenca pensioni dhe pagesa të prapambetura

Kërkesa për pagesën e diferencave të pensionit të përllogaritur gabim, përfitimeve të papaguara dhe detyrimeve të tjera që rezultojnë të kërkueshme sipas ligjit.

Ankime ndaj Sigurimeve Shoqërore dhe padi në gjykatë

Përgatitje ankimimesh ndaj vendimeve të strukturave të sigurimeve shoqërore, hartim kërkesë-padish dhe përfaqësim në Gjykatën Administrative, duke respektuar procedurat dhe afatet ligjore.

Avokatët

Zyra drejtohet nga Av. Ndre Molla dhe Av. Arnold Molla

Av. Ndre Molla

Av. Ndre Molla

Ish-GjyqtarIsh-Kryetar i Gjykatës së Mirditës

Ndre Molla është avokat me mbi 30 vite përvojë në fushën e drejtësisë, me një karrierë të gjatë në sistemin gjyqësor dhe në ushtrimin e profesionit të avokatit.

I diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, ka ushtruar detyrën e gjyqtarit gjatë viteve 1994–1999, ndërsa në periudhën 1995–1998 ka mbajtur funksionin e Kryetarit të Gjykatës së Mirditës.

Prej vitit 2000 ushtron profesionin e avokatit, me licencë nr. 1087, duke ndërtuar një përvojë të gjerë në përfaqësimin dhe mbrojtjen juridike të klientëve në çështje civile, penale dhe administrative, përfshirë procese gjyqësore të ndjekura me sukses deri në Gjykatën Kushtetuese.

Gjatë viteve 2018–2026 ka qenë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, për dy mandate radhazi, duke kontribuar në përfaqësimin dhe zhvillimin institucional të profesionit të avokatit.

Në vitin 2018 është nderuar me vlerësimin “Toga e Artë” nga Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë, në vlerësim të kontributit dhe veprimtarisë së tij profesionale.

Gjatë karrierës ka marrë pjesë në trajnime dhe konferenca juridike të organizuara nga institucione kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Europës, OSBE-në dhe USAID-in, me fokus mbrojtjen e të drejtave të njeriut, praktikën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe zhvillimet në legjislacionin shqiptar.

Prej vitit 2000, Ndre Molla ka ndërtuar dhe zhvilluar veprimtarinë e Zyrës së Avokatisë MOLLA, duke vendosur në themel të saj përvojën profesionale, përkushtimin ndaj klientëve dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Ndër vite, kjo veprimtari është zgjeruar, duke ruajtur vlerat dhe traditën profesionale mbi të cilat është ngritur.

Formimi dhe karriera profesionale

  • 1994–1999Gjyqtar.
  • 1995–1998Kryetar i Gjykatës së Mirditës.
  • 2000–vazhdimAvokat, licenca nr. 1087.
  • 2018Fitues i vlerësimit “Toga e Artë”, Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë.
  • 2018–2026Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, për dy mandate.

Trajnime dhe kualifikime të përzgjedhura

  • 2005Trajnim mbi aftësitë udhëheqëse të këshillave bashkiakë, USAID–LGDA.
  • 2005Trajnim mbi ankimin në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, në kuadër të një programi të Këshillit të Europës dhe Komisionit Europian.
  • 2007Trajnim mbi zhvillimet legjislative në fushën e dhunës në familje dhe rolin e avokatëve, organizuar nga OSBE, Këshilli i Europës dhe Qendra për Nisma Ligjore Qytetare.
  • 2011Seminar mbi ndikimin e vendimeve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në legjislacionin dhe praktikën gjyqësore shqiptare, organizuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Avokatisë.
Av. Arnold Molla

Av. Arnold Molla

AvokatMaster i Shkencave në të Drejtë Civile dhe Tregtare

Arnold Molla është avokat i licencuar nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, me licencë nr. 11685, dhe ushtron profesionin prej vitit 2022 pranë Zyrës së Avokatisë MOLLA, në Lezhë.

Ka përfunduar studimet në Juridik pranë Universitetit Europian të Tiranës dhe studimet Master i Shkencave në të Drejtë Civile dhe Tregtare pranë Universitetit Luarasi.

Gjatë karrierës profesionale është angazhuar në këshillimin, asistencën dhe përfaqësimin juridik në çështje penale, civile, familjare dhe administrative, duke ndjekur procedura përpara gjykatave dhe institucioneve publike.

Në kuadër të formimit të vazhdueshëm profesional, ka marrë pjesë në trajnime dhe aktivitete juridike, përfshirë trajnimin e organizuar nga Fondacioni Qendra Europiane, në maj 2023, mbi ofrimin e ndihmës juridike falas dhe riintegrimin e personave të kthyer nga emigracioni.

Prej shkurtit 2026 është anëtar i Kryesisë së Dhomës Vendore të Avokatisë Lezhë, duke qenë pjesë e strukturave përfaqësuese të profesionit të avokatit në nivel vendor.

Veprimtarinë profesionale e mbështet në analizën e kujdesshme të çdo çështjeje, komunikimin transparent me klientin, respektimin e konfidencialitetit dhe mbrojtjen e interesave të ligjshme të tij.

Formimi dhe kualifikimet

  • 2026Anëtar i Kryesisë së Dhomës Vendore të Avokatisë Lezhë.
  • 2023Trajnim profesional, Fondacioni Qendra Europiane, mbi ndihmën juridike falas dhe riintegrimin e të kthyerve nga emigracioni.
  • 2021Titulli profesional Avokat, Dhoma Kombëtare e Avokatisë, licenca nr. 11685.
  • 2020Master i Shkencave në të Drejtë Civile dhe Tregtare, Universiteti Luarasi.
  • 2017Bachelor në Juridik, Universiteti Europian i Tiranës.

Kontakt

Na kontaktoni për të caktuar një konsultë

Na telefononi, na shkruani në WhatsApp ose plotësoni formularin. Ju kthejmë përgjigje sa më shpejt.

Adresa
Rruga “Luigj Gurakuqi”, Lezhë 4501
Merrni udhëzimet në Google Maps →
Orari
E hënë – e shtunë, 08:00 – 19:00
E diel: e mbyllur
Hap në Google Maps ↗

Kërkoni një konsultë fillestare

Përshkruani shkurt çështjen tuaj dhe ju kontaktojmë ne.

ose
Na shkruani në WhatsApp

Të dhënat tuaja përdoren vetëm për t'ju kthyer përgjigje dhe nuk u jepen palëve të treta.

Telefono WhatsApp